“Ka mundur të bëhet më mirë, por uroj tash të bëhet edhe më mirë”, është deklarata që nëna Ferdonije Qerkezi ka thënë në 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s.
Ajo ka kujtuar momentin e bombardimeve duke treguar se fillimisht ishte shpresa se do të shpëtojnë.
“Më 24 mars kemi qenë në shtëpi. Bombardimet ishin në orën 8 të mbrëmjes. Familjarisht ishim brenda. Kemi pritur me padurim lajmet kur lajmëruan që NATO po bombardon dhe po shpëtojmë. Në ato bomba shumë shpëtuan, por për fat të keq familja ime e pësoi dhe 24 marsin e gjeti në shtëpi”, ka thënë ajo në emisionin “Sot” në Ktv.
Duke folur për pritjet e saj për gjetjen e të zhdukurve, Qerkezi, që ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë, ka thënë se institucionet e Kosovës deri tash “kanë punuar sa kanë mundur”.Për Qeverinë e re ajo ka thënë se pret që të punojë edhe më shumë për të gjetur trupat e të zhdukurve.Se a është Kosova si është paramenduar kur nisën bombardimet, Qerkezi ka thënë se “jo, por nuk është keq”.
Bombardimet e NATO-s kishin nisur më 24 mars 1999 dhe zgjatën për 78 ditë, deri më 10 qershor të atij viti. NATO-ja kishte nisur intervenimin për të ndalur luftën në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.