Disa qytetarë kanë nisur një kërkesë ku përmes ballkoneve të tyre po vendosin pankarta me mbishkrimin “Zgjedhje në qershor”, duke dale kundër formimit të qeverisë së re.
Edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka vepruar njejtë, ajo ka vendosur një çarshaf në ballkonin e “penthouse” , katin e fundit të banesës ku banon, duke thënë se po i bashkohet kërkesës së qytetarëve për zgjedhje të reja, shkruan Reporteri.net.
“Edhe unë po i bashkohem kërkesës së qytetarëve me çarshafe nëpër ballkone për zgjedhje në qershor.Zgjedhje sepse vullneti i qytetarëve për ndryshim nuk tjetërsohet.Vendos edhe ti një çarshaf, trego vullnetin tënd për zgjedhje të reja e jo vjedhje”, ka shkruar ajo.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10220276492915245&set=a.2268227857946&type=3
Ndërsa VV po kërkon zgjedhje të reja, mandatari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, tha sot se qeveria e re do të formohet shpejt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.