Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 32 vjet burgim Marjana Çmetën, të renë që akuzohet se helmoi vjehrrën dy vjet më parë. Në seancën e së martës, 24-vjeçarja iu drejtua trupit gjykues, duke mohuar akuzën me fjalët “jam e pafajshme përballë vetes dhe Zotit”.
Më herët, Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Çmetës me 35 vite burgim. Fillimisht ngjarja brenda familjes Lami u konsiderua si vdekje natyrale, ndërsa e reja ishte rrëfyer tek hoxha i fshatit ku kishte pranuar se kishte qenë ajo që e kishte helmuar vjehrrën pas debateve që kishte pasur me të, raporton “KlanTv”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 30 prill 2017 në Kamëz të Tiranës. Sipas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se Marjana Çmeta ishte vetëm në banesë me vjehrrën e saj. Ajo i ka ofruar një pije ku kishte hedhur fotoksinë. Pasi e helmoi, mes nuses dhe vjehrrës kishte pasur edhe një përleshje, derisa Çmeta e ka mbyti me duar.
Fillimisht e reja nuk e pranoi krimin duke deklaruar se kishte qenë në gjumë, mirëpo një vit më vonë gjithçka u zbardh. Rrëfimi që nusja e shtëpisë Marjana Çmeta kishte bërë për vrasjen tek hoxha Hysen Shehu ishte regjistruar i gjithi në video nga ky i fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.