Një grua lehonë 24-vjeçare ka vdekur sot në Klinikën Sportive si pasojë e COVID-19.
KOHA ka mësuar se e ndjera ka vdekur pas qëndrimit disa ditor në këtë klinikë të QKUK-së.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili ka thënë për KOHËN se e ndjera kishte shkuar e prekur me koronavirus në këtë klinikë dhe se janë detyruar ta operojnë për shkak të gjendjes së saj të rënduar me frymëmarrjen.
“Ajo ka ardhur me COVID tek ne dhe në javën e 34-të është dashur ta operojmë për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen”, ka thënë Ismaili duke shtuar se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ismaili ka shpjeguar se menjëherë pas lindjes e ndjera ishte transferuar në Klinikën Sportive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.