×
  • Lajme
  • Lajme

    Labi i del në mbrojtje Vetëvendosjes: Protesta e saj nuk i ka rritë rastet me coronavirus

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 11:13

    Këngëtari Labinot Tahiri, është një ndër personat i cili beson që virusi Covid-19 është një gënjeshtër.


    Ai ditë më parë deklaroi për Reporteri.net se coronavirusin e ka shpikë një fuqi dhe nuk është prej Zoti.

    Ai vetë ka marrë pjesë në tubime ku ka pasur njerëz e deri më sot thotë se nuk është infektuar me boronavirus.

    Përmes një statusi në Facebook, Labi i ka dalë në mbrojtje edhe Vetëvendosjes pasi që ka pasur zëra që rastet e fundit të konfirmuara me Covid-19 kanë ardhur si rezultat i protestës së VV.

    “Më besoni, është e padrejtë tê thuani se nga Protesta e VV-së kanë dalur këto raste me Covid 19!! As pak e besueshme sepse covid 19 ishte qe 3 muaj dhe nuk kishte protesta të VV-së. E dyta, po i shoh disa analista të mjekesise duke më ofenduar por ju them që më se paku unë dhe organizimet e mia leshojnë viruse thuajse fare, sepse çdo rast që marr në dor edhe kur shteti nuk guxon te garanton për shërimin e tyre ne ja dalim. Mosni mosni kështu mos i bani edhe ata që e duan vendin e qyttarët e femijët e huaj te dalin jasht vendit se pak na vyen me na deshpru. Për virus besoj kur te me kap dhe mua dhe në rastë se organizon protesta VV-ja do të dal aty me ta dhe të shofim çfarë lloj Virusi kemi në Kosovë. Fare mos i leshoni dasmat se ju çdo gjë e beni politike dhe çdo gjë mundoheni ta shuani por nuk e keni mundesinë. Të gjallë jemi.??? Labinot Tahiri-Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, u shpreh këngëtari i cili njihet si person shumë i afërt me të gjithë dhe tregon humanizmin e tij kudo.

    https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/3906987589376596?__xts__%5B0%5D=68.ARAToYs5y6NvK5eSen8qNBVbQt4LlKa7nKpdzwP1jtcxWpZsJYbU5YJCcOb1LSAczR0BZOEPYxkH2sLNK_BUffgLCyv7CZqvrveP7BpvChaQ42CNrSDDoevZkOHpvDx7qAWC7c2PuVvKjGOhi4yUZWrTU3epaogA9qK3GGO92X_BfEKt9imAknfhhLElNqUBdOGNnVa87DBzLqO49zdavMdoASTAdlB9QFzk3Q2LGFGadzlYb7csXIKiN3-BVIS2Vs_zngoSlqFSHkbCF556znNKfa82iTd2AjCXXJsEcAc_ftTYyjCN3m7CVNqDP44l4AlE1pkK2S1lgM80H1im9yjCCQ&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!