×
  • Lajme
  • Lajme

    24 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, konfirmohen 1.029 raste të reja pozitive

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 14:56

    24 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar dhe 1 mijë e 29 raste të reja pozitive.


    Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 3 mijë e 266 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.

    Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 955 mijë e 811 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 17 mijë e 316 qytetarë.

    Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 22 mijë e 223.

    Njoftimi i plotë i MSH-së:

    08 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.

    Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

    Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.

    Në total numri i rasteve aktive është 22.223.

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!