×
  • Lajme
  • Lajme

    28 vjetori i Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, Haradinaj: Edhe 6 tetori është referendum

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 9:56

    Në 28-vjetorin e Referendumit për Pavarësi të Kosovës, të mbajtur më 26 shtator 1991, Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se edhe në 6 tetor e kemi një referendum të ngjashëm.


    Ai ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum dhe se nuk do të lejohet prekja e kufijve dhe sovranitetit, me partinë e tij në Qeveri.

    “Më 26 shtator 1991 populli i Kosovës masovikisht i është përgjigjur referendumit, për t’u deklaruar për pavarësinë e vendit. Ky akt historik, vulosi vullnetin e popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur. Tani, 28 vjet më vonë, zgjedhjet që i kemi përpara janë referendum se nuk do të lejohet prekja e kufijve dhe sovranitetit, për ta çuar në vend amanetin e brezave”, ka shkruar Haradinaj.

    Haradinaj ndërkohë gjendet në SHBA. Atje ai ka takuar zyrtarë të lartë amerikanë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!