×
  • Lajme
  • Lajme

    29 vjeçari që u gjet i vdekur në Durrës është njëri nga vëllezërit nga Gjilani që mbeten të ngujuar nga tërmeti

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 16:45

    Shqipëria gjatë ditës së sotme është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë dhjetëra të vdekur dhe qindra të lënduar.


    Gjatë ditës u raportua se edhe dy shtetas të Kosovës kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një hoteli në Durrës.

    Bëhet fjalë për vëllezërit Shemsedin e Isa Abaz nga fshati Livoç i Gjilanit. Para pak minutash mediat shqiptare kanë raportuar se njëri nga ta është  nxjerrë i vdekur nga forcat e policisë dhe ushtria, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë ditës, 29 vjeçari nga Kosova, së bashku me vëllain e tij, kishin kërkuar ndihmë përmes telefonit nga familjarët.

    Ndërkohë, ende nuk dihet për fatin e vëllai të tij, i cili po ashtu u raportua se ndodhet nën rrënoja.

    Ndërkohë, bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri ka shkuar në 17. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!