×
  • Lajme
  • Lajme

    3 raste pozitive me coronavirus, klinika private vazhdon punën

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 21:38

    Në këtë klinikë private, 3 persona rezultuan pozitiv me Covid 19. Bëhet fjalë për 2 infermiere, dhe një punonjëse jo shëndetësor.


    E më pas, njëra nga të infektuarat, e përcolli virusin edhe tek familjarët e saj.

    Por, pavarësisht këtyre rasteve pozitive, dhe kësaj situate ky spital po vazhdon punën.

    Madje gjatë të Hënës, u janë ofruar shërbime mjekësore pacientëve.

    Këtë gjë e ka konfirmuar pronari i spitalit ‘’ Sirona’’ , Shefqet Lulaj.

     

    Lulaj, tha se gjatë së dielës IKSHPK, ka testuar listën e pacientëve që janë trajtuar këto ditë në këtë spital privat.

    Rastet në këtë klinikë, dhe testimin e pacientëve e kanë konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë.

    Këta të fundit kanë thënë për T7 se nuk është kërkuar mbyllja e spitalit.

    Në klinikën privatë ‘’ Sirona’’ të Premten një punonjëse e kuzhinës, ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

    Pas këtij rezultati, janë testuar i gjithë stafi, ku pozitive dolën 3 infermiere.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!