×
  • Lajme
  • Lajme

    3 të vdekur, 249 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 15:03

    Tre persona kanë vcekur dhe 249 raste të reja janë shënuar me coroanvirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur IKSHP.


    Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

    Njoftimi i IKSHP-së:

    316 TË SHËRUAR DHE 249 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.868 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 64.768 raste nga 271.493 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.548 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.344 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.876.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 9 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 5 raste, Gjakovë 4 raste, Suharekë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Shtime dhe Viti.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!