×
  • Lajme
  • Lajme

    3 të vdekur dhe 23 qytetarë të infektuar me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 14:58

    Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka publikuar numrin e personave të infektuar me Covid-19 si dhe atyre të vdekur.


    Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur jetën me betejën Covid-19, 3 qytetarë si dhe janë infektuar 23, shkruan Reporteri.net

    Postimi i plotë nga MSH:

    27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës.

    ℹ Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    ℹ Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

    ℹ Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!