×
  • Lajme
  • Lajme

    32 anëtarë të PDK-së kalojnë në Vetëvendosje

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 19:38

    Ndërsa nuk dihet nëse sivjet do ketë zgjedhje parlamentare, të gjitha partitë politike së fundmi po paraqesin para opinionit “transferet” që po i bëjnë.


    Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se 32 anëtarë të PDK-së Dega në Prizren kanë kaluar në partinë e tyre.

    “32 anëtarë të PDK-së sot aderuan në Lëvizjen Vetëvendosje. Ata vazhdojnë me shpifje.
    Ne po vazhdojmë me punë. Mirë se erdhët! Na priftë e mbara!”, ka shkruar ajo.

    Mbetet të shihet nëse do të reagojë Dega e PDK-së në Prizren. /Reporteri.net/.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!