Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, e ka fajësuar nënkryetaren e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavcin për përplasjen që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.
Manaj ka thënë se çdo herë kur kanë ndodhur incidente në Kuvend, gjithmonë arsye ka qenë nxitja e kryesuesit të seancës.
Sipas tij, përplasja ndodhi pasi që Nagavci nuk po di si ta menaxhojë seancën.
“Sa herë që kanë ndodh incidente në Kuvend, kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur duke mos e menaxhu seancën mirë. Incidenti i sotëm ndodhi shkaku i juaj. Nuk keni të drejtë tua ndalni fjalën deputetëve”, tha Manaj.
Gjatë debatit për të pagjeturit, deputetët e LDK-së dhe të VV-së janë përplasur mes vete fizikisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.