×
  • Lajme
  • Lajme

    35 vjeçarja nga Obiliqi, shoferja e parë në “Trafikun Urban”

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 20:37

    Në rrugët e kryeqytetit do të qarkullojë vozitësja e parë grua e “Trafikut Urban”.


    35 vjeçarja nga Obiliqi e cila që nga e mërkura ka kontratë pranon se ndjehet e privilegjuar që po e bën këtë punë derisa kujton se askush nuk e besonte se do të arrinte deri këtu.

    Në ditën e parë të punës ajo i befasoi udhëtarët. Madje ka të tillë që më shumë preferojnë ngasjen e autobusit nga një shofere.

    Laura Mirena thotë se kur ka vendos shumë pak njerëz i kanë besuar se do të bëhet shofere e “Trafikut Urban”.

    “Shumë më kanë thanë se nuk mundesh, është e vështirë në Kosovë, ndoshta nuk mundesh me u punësu se njerëzit nuk e kanë besimin”, ka deklaruar ajo për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa ka treguar se sa të vështirë e ka në kryeqytet të vozitë autobusin.

    “Është pak e vështirë për shkak të qarkullimit të madh në Prishtinë, gjithashtu edhe infrastruktura ndoshta nuk është si duhet”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!