×
  • Lajme
  • Lajme

    36-vjeçari që u gjet i vdekur në Pejë, vëllai i moderatores kosovare

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 20:05

    Një djalë 36 vjeçar është gjetur i vdekur në Kosovë, një ditë pasi po kërkohej me ankth nga familja dhe miqtë.


    Viktima është B.Berisha banor i Pejës.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha sot se është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, B.B. Trupi i tij u gjet në Sferkë të Thatë, Pejë, sot ora 13.00, një ditë pasi u shpall i zhdukur.

    I ndjeri B.B ishte djali i vetëm ish-aktivistit të lartë të LDK-së në Komunën e Pejës, Mon B.

    Ai ishte dhe vëllai i moderatores dhe gazetares së njohur Venera B., aktualisht redaktore e programeve të mëngjesit në Radio 1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!