×
  • Lajme
  • Lajme

    38 zyrtarët e Kosovës dhe Shqipërisë pozojnë bashkë, vetëm Zemaj me maskë

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 17:14

    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mbajtur sot një mbledhje të përbashkët nku kanë finalizuar nënshkrimin e 14 marrëveshjeve nga ministrat e dy shteteve.


    Është Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e cila ka postuar një fotografi të dy qeverive pas mbledhje së sotme në Tiranë.

    Ajo çka bie në sy është se të se të gjithë zyrtarët shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë, gjithsej 38 kanë pozuar pa maska mbrojtëse, shkruan Reporteri.

    Në foto janë edhe dy ambasadorët e të dy shteteve.

    I vetmi që mban maskë është Ministri kosovar i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Kujtojmë se në Kosovë javëve të fundit ka rënë ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19, mirëpo institucionet vazhdimisht kanë bërë thirrje për respektim të masave. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!