×
  • Lajme
  • Lajme

    4 ditët në Hagë, Thaçi sonte i drejtohet opinionit

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 8:09

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sonte në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë.


    Thaçi dje ka arritur në Kosovë, ku është pritur nga qindra qytetarë.

    Këtë e ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, derisa ka thënë se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

    “Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tone”, kishte shkruar ai në rrjetin social Facebook gjatë ditës së djeshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!