×
  • Lajme
  • Lajme

    4 vite nga vrasja e Donjeta Pajazitajt, vëllai i saj kujton ditën kur ajo u zhduk

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 14:11

    Deçanasja Donjeta Pajazitaj ishte zhdukur para katër viteve, e cila më pas u gjet e vrarë me dy plumba në kokë.


    Pasi raportohej si e zhdukur, Donjeta Pajazitaj, ishte gjetur e vdekur më 17 dhjetor në Bjeshkët e Strellcit.

    Vëllai i saj Shkelqim Pajazitaj e ka kujtuar atë nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook. Ai ka kërkuar drejtësi për motrën e vrarë.

    Kujtojmë se në mars të këtij viti Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar Naser Pajazitaj me burgim të përjetshëm.

    Naser Pajazitaj është akuzuar se ka vrarë kushërirën e tij 22-vjeçaren Donjeta Pajazitaj në bjeshkët e Strellcit.

    https://www.facebook.com/shkelqim.pajazitaj/posts/2365805183532185

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!