×
  • Lajme
  • Lajme

    41-vjeçari në Ferizaj mbante armë në dorë brenda veturës së tij, ndalohet nga policia

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 15:53

    Gjatë ditës së sotme policia ka ndaluar një 41-vjeçar në Ferizaj, të cilit ia kanë vërejtur duke mbajtur një armë në dorë në veturën e tij.

    Policia ka ndaluar 41-vjeçarin dhe në veturën e kontrolluar janë gjetur një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë dhe 100 fishekë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore.

    Komunikata e plotë:

    Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës

    Sot rreth orës 12:45, derisa policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve , ishin me automjet civil të policisë në detyrë, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj kanë vërejtur një person me një armë në dorë në automjet, i cili po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja në lëvizje, të cilin menjëherë policia e kanë ndaluar .

    Gjatë legjitimimit të personave, kontrollimit të tyre dhe automjetit, tek pasagjeri me inicialet J.I (M/K) i moshës 41 vjeçar i janë gjetur dhe më pas si prova materiale i janë konfiskuar: një armë zjarri ( pistoletë ), dy karikatorë me njëqind (100) fishekë.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!