×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Adelina Graincën e ka blerë Vetëvendosje, prandaj duhet t’ia kthejë mandatin PDK-së

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 18:36

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur ikjen e deputetes Adelina Grainca nga kjo parti, duke u bërë pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së.


    Haxhiu ka thënë se Grainca është blerë nga VV-ja, prandaj duhet ta kthejë mandantin.

    “Një ditë para se të votohej për presidente zonja Osmani ne jemi takuar si grup parlamentar dhe aty ajo (Grainca) nuk e ka thënë asnjë fjalë se do ta votojë presidenten ose që është e pakënaqur me PDK-në apo caktimin në komisione parlamentare”, ka thënë Haxhiu.

    Ai ka treguar se zonja Grainca ishte bashkë me ta ditën e parë të dështimit të zgjedhjes së Vjosa Osmanit president.

    “Ishte me neve në votimin e parë deri në orët e vona. Veç kur e pamë të nesërme në Kuvend. Ka pasur tendencë që qeveria Kurti të kontrabandojë deputetë, ndërsa ai vet në të kaluarën e kritikonte këtë qasje. Pastaj Kurti vet ka thënë se do të ishte mirë të kemi një president konsensual, e jo politik. Edhe dy deputetë të afërt me Listën Serbe u kthyen dhe votuan për zonjën Osmani”, ka thënë Haxhiu në RTK.

    Sipas tij, të gjitha ato që Kurti i ka thënë më herët se nuk duhet të ndodhin, të gjitha i ka shkelur me rastin e zgjedhjes së presidentes.

    Ai ka thënë se duhet reformë zgjedhore e mirëfilltë dhe se Kosova duhet të ndahet në 9 zona zgjedhore – 7 për shqiptarët, një për diasporën dhe një për pakicat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!