Dy emrat e shumëpërfolur për fajde, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi janë arrestuar para pak minutash.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se sot në orët e mbrëmjes Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zbatuar Aktvendimin Prokurorisë Themelore Ferizaj-Departamenti i Krimeve të Renda, me ç’ rast është arritur rreth orës 20:00 të arrestohen dy personat e dyshuar Rr. H. dhe K.R. , nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrim” nga neni 335 të KPRK-së, Shantazh nga neni 341 dhe “Detyrim” nga neni 340 lidhur (në bashkëkryerje) me nenin 31 KPRK-së”, ka thënë Kelani për Reporteri.net.
Ai ka bërë të ditur se të dyshuarit sipas aktvendimit dërgohen në mbajte për 48 orë.
Kujtojmë se ditë më parë u publikua një video-incizim e skandalit të mashtrimit, në të cilin janë të përfshirë Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, të cilët, së bashku me Ekrem Likën, në vitin 2011-2012, e kanë mashtruar Faton Dalladakun, prej të cilit kanë marrë 290.810.00 Euro, duke u prezantuar rrejshëm si njerëz të afërt të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 maj mori vendim që Rrahim Hashimi të lirohet, derisa katër pjesëtarët tjerë të grupit të udhëhequr nga Ismet Osmani i njohur si mbeten në paraburgim për 30 ditësh. /Reporteri.net/.
Video që tregon mashtrimet të Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.