×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    5 minuta pas mesnate, del lista me 110 kandidatët e VV-së për deputetë

    Reporteri
    12 Dhjetor 2024 | 0:10
    Selia e Lëvizjes Vetëvendosje. Fotografi nga arkivi.

    Pak pas mesnatës Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila qe katër vjet udhëhoqi me institucionet e Kosovës e ka publikuar listën me emrat e kandidatëve të saj për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet që mbahen më 9 shkurt.

    “Lëvizja VETËVENDOSJE! së bashku me partnerët e saj Partia Guxo dhe Alternativa dorëzuan listën e përbashkët, për fitoren e madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

    Bartës i listës është kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Me numër dy në këtë listë është emri i kryeparlamentarit aktual, Glauk Konjufca.

    E treta në listë është kryetarja e Guxo, Donika gërvalla Schwarz, e pasuar nga Avni Dehari, babai i aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

    Në dhjetëshen e parë janë edhe emrat e ministrave, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Faton Peci.

    Në dhjetëshen e parë është edhe emri i shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, kryetares së Altertativa, Mimoza Kusari-Lila.

    Në numrin dhjetë është gruaja e Rexhep Selimit i cili po gjykohet në Hagë, Shqipe Mhemeti Selimi, e cila mban numrin që bashkëshorti i saj e ka mbajtur, për shkak të nofkës së tij në luftë “Dhjetëshi”.

    Pjesë e listës është edhe emri i ish-kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri me numrin 81.

    Në listë nuk figuron emri i zëvendësit të Kurtit në Qeveri, Besnik Bislimi dhe as ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

    Pas publikimit të listës ka reaguar edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

    “E dorëzuam listën e fitores së madhe!”, ka shkruar shkurt Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!