Ish-zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka akuzuar Qeverinë Kurti për shkelje të Kushtetutës, teksa e ka kritikuar për shumë vendime të tjera, sipas tij, të gabuara.
Krasniqi ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se Kurti dy herë e shkeli Kushtetutën, mbushi bordet me militantë e familjarë, rrezikoi raportet me SHBA-në, dhe rrezikoi demokracinë.
Reagimi i plotë:
Veç 53 ditë qeverisje.– 2 herë e shkeli Kushtetutën,
– Krejt bordet që pati mundësi i mbushi me militantë e familjarë,
– Për arsye të protagonizmit dhe mendësisë autoritare, rrezikoi marrëdhëniet e Kosovës me SHBA,
– Rrezikoi demokracinë duke tentuar t’ia nënshtrojë qeverisë kuvendin.
Çka do të bënte, po t’i kishte 4 vite qeverisje?!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.