×
  • Lajme
  • Lajme

    54 pacientë me coronavirus po trajtohen në Infektivë, 10 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 9:39

    Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 14.04.2020 janë të shtrirë për mjekim 54 pacientë të sëmurë nga Covid-19.


    Prej tyre 10 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    Siç njofton Klinika Infektive, në pritje të rezultateve janë 7 raste, ndërsa 8 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.

    Këto të dhëna i ka bërë të ditura edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti përmes një postimi në Facebook.

    Nga 54 raste të infektuar me Covid 19:

    • 41 raste janë në gjendje stabile;

    • 10 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

    • Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike tre (3) pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

    Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!