×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli sqarohet për 20 milionëshin që ia ndau Qeveria KEK-ut

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 18:05

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është deklaruar për ndarjen e 20 milionë eurove për të mbuluar koston e importit të energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës.

    Rizvanolli tha se ndarja e këtyre mjeteve është bërë me qëllim që qytetarët të mbrohen në rastin kur kriza energjetike thellohet.

    “Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 20 milionë eurosh për të mbuluar vlerën e importit të energjisë, për të subvencionuar importin e energjisë për qytetarët, për konsumatorët e rregulluar është fjala. Përmes këtij veprimi, ne kemi mbrojtur qytetarët e Kosovës kur kriza është në pikën më të keqe”, ka thënë ajo.

    Ministrja njoftoi se sot Qeveria ka marrë vendim që t’i kthejë dividendën prej 20 milionë euro KOSTT-it. Kjo sipas saj është bërë me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të ndërmarrjes dhe të sektorit.

    “Ne mbledhjen e sotme ne kemi votuar për t’i kthyer KOSTT-it dividendën prej 20 milionë euro në mënyrë që të ruhet likuiditeti i ndërmarrjes dhe të ndihmohet likuiditeti i sektorit, vetëm për të mundësuar punimin e mirë të ndërmarrjes, pas kërkesës që është bërë nga KOSTT për Qeverinë e Kosovës për të rikthyer dividendë që është marrë gjatë rishikimit të buxhetit para disa muajsh”, deklaroi Rizvanolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!