×
  • Lajme
  • Lajme

    6 irakianë ikin në pikë të ditës nga Qendra e Mbajtjes në Prishtinë

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 12:48

    Në mes të ditës gjashtë persona kanë kaluar rrethojat e Qendrës së Mbajtjes së të Huajve në Vranidoll, dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.


    Sigurimi i kësaj qendre ka lajmëruar rastin në Polici, mirëpo nuk ka arritur të tregojë se nga janë larguar emigrantët irakianë, shkruan Reporteri.net.

    “Ankuesi mashkull kosovar sigurim në objektin për të huajt, raporton se gjashtë persona të dyshuar shtetas irakianë emigrant kanë ikur në drejtim të panjohur. Rasti në hetime”, thonë Policia

    Reporteri.net ka pyetur Policinë nëse ka rënë në gjurmë të tyre, mirëpo ata thonë se ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

    Sidoqoftë, nuk është dhënë detaje se kur janë vendosur në atë qendër dhe kur janë futur në Kosovë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!