×
  • Lajme
  • Lajme

    6 muaj burgim ndaj mërgimtarit që kanosi ministrin në detyrë, Faton Peci

    Reporteri
    28 Maj 2025 | 15:18

    Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtor Blerim Avdiun, i cili nga Prokuroria po akuzohet se ka kanosur ministrin në detyrë Faton Peci.

    Sipas Aktgjykimit të shpallur, Blerim Avdiu për veprën penale “Kanosja” u dënua me 6 muaj burgim efektiv të cilin dënim i akuzuari do ta vuajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    I pandehuri Blerim Avdiu po akuzohet se më 02.03.2025, përmes rrjetit social Facebook, me dashje, e ka “kanosur seriozisht” ministrin në detyrë Faton Peci, duke i dërguar mesazh me fjalë fyese dhe kanosëse.

    Shpallja e Aktgjykimit u bë të mërkurën, më 28.05.2025, nga gjyqtarja Valbonë Fejza./Kallxo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!