Gjashtë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë thyer masat anti-Covid të cilat janë në fuqi e sipas të cilave nuk lejohen më shumë se katër persona në një tavolinë.
Qytetarët që frekuentojnë lokalet e gastronomisë, janë të obliguar ta respektojnë masat anti-Covid që janë në fuqi.
Përveç distancës ndërmjet tavolinave brenda hapësirave të lokaleve, është i kufizuar edhe numri i personave që mund të ulen në një tavolinë.
Vetëm katër persona lejohet të ulen në një tavolinë, ndërkaq nëse ky numër tejkalohet, pason gjoba nga policia dhe inspektorët.
Por, këto masa ka raste kur nuk respektohen as nga vetë policët, të cilët i gjobitin qytetarët nëse i zënë duke i thyer ato, shkruan Express.
Në një kafiteri në Prishtinë janë ulur gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët nuk kanë respektuar masat anti-Covid në fuqi, për numrin e personave të lejuar në një tavolinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.