×
  • Lajme
  • Lajme

    6 të shëruar nga koronavirusi lirohen sot nga QKUK-ja

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 10:12

    6 persona të prekur me Covid 19 në Kosovë do të lirohen sot nga spitali.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Reporteri.

    Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se 40 pacientë të prekur me koronavirus janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive ndërsa një në gjendje kritike.

    Deri më tani me koronavirus në Kosovë janë prekur 780 persona, 22 kanë vdekur dhe 201 janë shëruar.

    Gjatë ditës së djeshme numri i të shëruarve ishte më i madh sesa ai i të infektuarve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!