×
  • Lajme
  • Lajme

    6 viktima nga koronavirusi në Zvicër, pritet të shpallet gjendje emergjente

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 15:06

    Numri i sëmundjeve të koronavirusit në Zvicër vazhdon të rritet. Në pasditen e së enjtes (tani), ishin 815 raste të konfirmuara, njoftoi Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), shkruan srf.ch. Në 43 raste pritet konfirmimi. Ndërsa pasditen e së mërkurës, ishin 613 raste të konfirmuara.


    Siç raportohet nga kantoni i Ticino, dy persona të tjerë kanë vdekur ndërkohë nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch. Kështu që numri i vdekjeve në Zvicër tani rritet në gjashtë.

    Siç theksojnë mediat zvicerane, të dy viktimat e fundit ishin mbi 80 vjeçarë dhe vuanin nga sëmundje kronike.

    Sidoqoftë, BAG konsideron se shumë shpejt do të jenë të nevojshme masa të mëtutjeshme në shkallë vendi.

    Kinema të mbyllura, shkollat e mesme pa nxënës dhe ambientet sportive, të mbyllura: Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG pret që masat kundër virusit të koronës, të tilla sikur ato të marra në Ticino, së shpejti mund të zbatohen në të gjithë Zvicrën.

    Kjo ka për qëllim të mbrojë grupet e rrezikuara dhe të parandalojë mbingarkimin e spitaleve, ka thënë për radio SRF drejtori i departamentit për sëmundje ngjitëse, në kuadrin e BAG, Daniel Koch.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!