×
  • Lajme
  • Lajme

    Debati për Trustin vjen të enjten në Kuvend

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 15:18

    Kryesia e Kuvendit vendosi sot për datat e tri seancave plenare të radhes, dy prej të cilave do të mbahen këtë javë, nesër (e martë) dhe të enjten.

    Në seancën e së enjtes, ndër të tjerash, do të diskutohet edhe për plotësimin dhe ndryshimin e projektligjit për Fondet Pensionale, i cili parasheh tërheqjen e 30 për qind të Trustit pensional.

    Një debat i tillë është kërkuar tash e sa kohë nga masa, teksa deri në Kuvend është inicuar përmes Partisë Demokratike të Kosovës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve që të reflektojnë karshi kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Në rend të ditës janë pikat si në vijim:

    Pyetjet parlamentare; miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme; shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për Akcizën në Produktet e Duhanit; shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës; shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për Markat Tregtare; shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja; shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116; shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet; shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara; shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes; shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit; miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike; miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës; propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare; emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit; përzgjedhja e kandidatit për një (1) anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës; formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë; shqyrtimi i raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021; si dhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!