Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me Covid-19 në vendin tonë.
Kjo ka bërë që institucionet shëndetësore të bëjnë thirrje për zbatim sa më rigoroz të masave kundër përhapjes së COVID-19.
Deri sot, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 68 mijë e 777 raste pozitive me coronavirus, nga gjithsej 303 mijë e 652 testime.
Ndërkaq, 1 mijë e 595 persona nuk ia kanë arritur ta përballojnë infeksionin. Gjithsej, janë shëruar 59 mijë e 643 persona.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 7 mijë e 539.
Vlen të theksohet se kryeministri Hoti bashkë me ministrin Armend Zemaj gjatë ditës së djeshme kanë pasur takim me akterë të shëndetësisë.
Aty është vlerësuar se nevojiten masa më shtrënguese dhe zbatim strikt i tyre.
Theks i veçantë është vendosur tek tubimet të cilat po konsiderohen si vatër e përhapjes së COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.