×
  • Lajme
  • Lajme

    7 pacientë me coronavirus të shtrirë në Infektive, 1 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 9:22

    Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar 7 pacientë të cilët janë të prekur me coronavirus.


    Sipas njoftimit, 3 persona janë në gjendje stabile, dy në trajtim me oksigjenoterapi, dhe dy janë në gjendje më të rënduar dhe duke u trajtuar në mjekimin intensiv dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

    Njoftimi i plotë:

    Në klinikën Infektive të QKUK-së, me 20.05.2020, janë të hospitalizuar 10 raste.

    Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 7 raste.

    Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19, është si vijon:

    3 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 raste janë në gjendje më të rënduar, duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

    Sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!