×
  • Lajme
  • Lajme

    73-vjeçarja që vdiq sot është pacientja e parë me COVID 19 në Pejë, anëtarët e familjes janë mirë

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 14:05

    Pacientja e parë me COVID-19 nga Peja ka vdekur sot. Ajo është trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK’së që nga data 25 mars. Për këtë rast dhe rastet e tjera në Pejë ka dhënë detaje Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri.


    Muhaxheri i ka thënë Gazetës Express pacientja që ndërroi jetë është e infektuara e parë më COVID-19 nga kjo komunë.

    Ai ka treguar se janë të infektuar edhe pesë familjarë të saj, por se gjendja e tyre është e mirë.

    “Po, janë të infektuar edhe pesë familjarë të saj. Gjendja e tyre për momentin është e mirë”, ka thënë Muhaxheri për Express.

    Ndryshe, Klinika Infektive sot ka njoftuar për vdekjen e pacientes M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020.

    Përmes një njoftimi drejtuar mediave, është bërë e ditur se e njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese. Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin.

    Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus.

    Me këtë shifër, numri i të infektuarve në gjithë vendin ka arritur në 423.

    Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga data 08 shkurt deri më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.720 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.279 kontakte të rasteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!