×
  • Lajme
  • Lajme

    75 vjeçarja operohet njëkohësisht në zemër dhe zorrë

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 21:43

    Hyrisha Salihu (75 vjeçe) është pacientja e parë në Kosovë, e cila i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjike në të njëjtën kohë.


    Ajo kishte probleme në zemër, mirëpo pas disa kontrolleve ishte diagnostikuar edhe me kancer në zorrën e trashë.

    Një operacion i tillë u realizua nga mjekët e Spitalit Amerikan, të cilët thanë se një ndërhyrje e tillë nuk ishte aspak e lehtë, mirëpo e domosdoshme për t’i shpëtuar jetën pacientes.

    “Me konsensus kemi arritur që pacienti ta kryej trajtimin kardio-kirurgik por njëkohësisht është arritur të bëhet edhe një operacion mjaft radikal i ashtuquajtur “eksirapcioni i tumorit” me dy ndërhyrje. Pra te pacientja është bërë një ndërhyrje e dyfishtë”, tha kirurgu Sabri Tmava, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

    “Jemi ulur bashkë dhe kemi vendosur se pacientja do të përfitonte vetëm nëse bëhet ndërhyrje e dyfishtë, sepse nuk kishte kuptim të kryhej njëra e të lihej tjetra, pasi të dyja rrezikonin jetën e pacientes”, shprehet anesteziologu Ismet Jusufi.

    E 75 vjeçarja thotë se pas operimit ndihet shumë mirë.

    “Mirë kam kaluar shumë. Faleminderit nga të gjithë, motrat, mjekët…”, tha pacientja Hyrisha Salihu.

    Ky operacion ka zgjatur 7 orë dhe pacientja pritet që së shpejti të lirohet nga spitali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!