×
  • Lajme
  • Lajme

    779 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë, 49 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 12:36

    Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është shënuar ulje e numrit të të spitalizuarve me COVID-19 në Klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.


    Sipas raporti në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.

    Njoftohet se 659 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor.

    Aktualisht në Klinikën Infektive janë 92 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) ka 60 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) ka 44 pacientë, Klinika e Pulmologjisë ka 80 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive kanë 29 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë ka 6 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë ka 3 pacientë.

    Ndërkaq në spitalet rajonale renditja është si vijon: Spitali i Prizrenit ka 105 pacientë, Spitali i Gjakovës 59 pacientë, Spitali i Pejës 132 pacientë, Spitali i Gjilanit 65 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 14 pacientë, Spitali i Mitrovicës 39 pacientë dhe Spitali i Ferizajt 51 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!