×
  • Lajme
  • Lajme

    80 mijë euro borxhe – kjo është pasuria e ministrit Çeku

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 19:30

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në formularin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se posedon një tokë dhe një banesë, që në total arrijnë shifrën e 190 mijë eurove, si pasuri e paluajtshme.


    Ministri i Qeverisë Kurti po ashtu ka bërë të ditur se posedon një veturë të tipit “Dacia” që kushton rreth 12 mijë euro.

    Tutje, Çeku në AKK ka treguar se ka në pronësi një kompani softuerësh të quajtur “Development Solutions”.

     

     

    Mes tjerash, Çeku ka deklaruar se mbi 3 mijë euro para të gatshme në institucione financiare, ndërsa borxh i ka plotë 80 mijë euro për shkak të blerjes së një banese dhe veture.

     

    Të hyrat vjetore të Ministrit Çeku i gjeni në fotografinë e mëposhtme:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!