×
  • Lajme
  • Lajme

    902 pacientë me COVID në klinikat e QKUK-së dhe në spitale, 37 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 12:03

    Në Klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 902 pacientë, ndërsa në gjendje të rënduar janë 37 pacientë.


    Në raportin e punës për datën 13 prill 2021 bëhet e ditur se 735 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 720 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

    Në QKUK janë të shtrirë 372 pacientë:

    317, të konfirmuar me Sars Cov-2

    14, në gjendje të rënduar

    325, me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

    Klinika Infektive, 116 pacientë

    Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 80 pacientë

    Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë

    Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

    Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë

    Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 530 pacientë:

    421- të konfirmuar pozitivë

    23- në gjendje të rënduar shëndetësore

    395- me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

    Spitali i Prizrenit, 123 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 68 pacientë

    Spitali i Pejës, 99 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 105 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 68 pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë

    Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!