×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Buxheti për vitin 2022 do jetë mbi 2 miliard euro, prioritet arsimi e shëndetësia

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 13:41

    Gjatë seancës e cila po mbahet në Kuvend, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti për vitin 2022 do të jetë 2 miliard e 748 euro.

    Kurti theksoi se ky buxhet do të ketë prioritet arsimin dhe shëndetësinë.

    “Për herë të parë po e votojmë një buxhet i cili është tërësisht i yni. Një buxhet i cili me siguri, shëndetësinë dhe arsimin i ka prioritet”, tha Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Më 29 tetor, Qeveria e Kosovës ka miratur Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

    Projektbuxheti i vitit 2022 ka për qëllim konsolidimin e ringjalljes ekonomike, sigurimin e qëndrueshmërisë së financave publike, ri-orientimin e ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, si dhe përkrahjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!