Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, më 7 nëntor kishte deklaruar se pozita e kryeministrit ka barasvlerë sa katër ministri.
“Ofenduese nëse dikush thotë që pozita e kryeministrit është e barasvlershme me pozitën e kryetarit të Kuvendit. Njëjtë ofenduese nëse thuhet se ajo e kryeministrit është e njëjtë me atë të Presidentit. Nuk është e barabartë sepse vetë kryeministri ka barasvlerë sa katër ministri”, ka thënë Osmani.
Ndërsa media të caktuara sot kanë raportuar se LDK po kërkon 7 ministri dhe pozitën e presidentit nga Vetëvendosje.
Por Kurti i ka dërguar sot “selam” LDK-së se nuk pranon diçka të tillë dhe se populli i Kosovës përmes votës e ka zgjedhur atë për kryeministër, shkruan Reporteri.net.
“Kryeministrin e ka përcaktuar populli me 6 tetor, ministritë janë të diskutueshme”, tha Kurti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.