Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i presidentit Hashim Thaçi, që t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë së re cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend është antikushtetues.
Lideri i Vetëvendosjes, ka thënë se çdo vendim të Thaçit në këtë drejtim do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Reporteri.
Por i pyetur se nëse vjen deri te krijimi i Qeverisë së re a do ta lëshojë karrigen e kryeministrit, Kurti ka thënë se zgjedhjet janë mundësia e vetme që të ketë qeveri të re.
“Qeveria e re do të formohet vetëm pas përfundimit të pandemisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve por sapo të krijohen kushtet pas tejkalimit të pandemisë. Dy herë kam kërkuar përgjigje me shkrim nga Thaçi, akoma nuk kam marrë. Nuk ka asgjë kushtetuese e legjitime në këso veprimesh të presidentit. Nuk ka ai kompetenca për këtë. Duke u munduar të na rrëzojë ne është duke e rrëzuar veten. I kanë mbetur edhe disa muaj mandat dhe po përpiqet ta kapë trenin e fundit. Por i ka ikur”, u shpreh ndër të tjera Kurti. /eporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.