Deputetja e PDK-së Besa Ismaili, që ishte edhe iniciuesja e interpelancës së djeshme të kryeministrit Avdullah Hoti për çështjen e dialogut me Serbinë, kërkoi shkarkimin e zv.kryeministrit Driton Selmanaj, pasi tha se ky i fundit ka deklaruar se është konsumuar çështja e të pagjeturve.
“Kryeministër nëse jeni i dinjitetshëm sharkojeni zv.kryeministrin. Kryeministër Hoti, ky zv.kryeministër duhet ta shkarkoni që ne të ju besojmë nga tani për procesin e dialogut”, tha Ismaili, shkruan Reporteri.net.
Shkarkimin e Selmanajt e kërkoi edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e cila në fund të debatit e la mundësinë që të harmonizojnë tekstin e rezolutës me PDK-në, e ku një ndër kërkesat ishte pikërisht kjo.
Por kryeministri Hoti në asnjë moment nuk ju përgjigj kërkesës së deputetes Ismaili dhe deputetes Pacolli, pra nuk e tha asnjë fjalë rreth shkarkimit të mundshëm të zëvendësit të tij.
Zv.kryeministri Selmanaj mohoi kategorikisht të ketë thënë se është konsumuar çështja e të pagjeturve.
“E nderuara deputete, nuk ma ka shkruar zyra, unë e kam shkruar me dorën dhe dijen time, dhe po e konfirmon atë që po e them. Kam thënë se raportimi si instrument është konsumuar, nuk bëjë politikë me raste të tilla”, tha Selmanaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.