×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta votoj Qeverinë Hoti, flet Donika Kadaj-Bujupi

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 8:47

    Kuvendi i Kosovës sot nga ora 11:00 do të mbajë seancë, ndërsa në rend dite është votimi për Qeverinë Hoti.


    Ende nuk dihet sigurt nëse LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe i kanë 61 votat e nevojshme për qeverinë, pasi disa deputetë të këtyre partive nuk do ta votojnë.

    Në mesin e atyre është përmendur edhe emri i deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

    E kontaktuar nga Reporteri.net ajo tha se qëndrimin e saj do ta bëj të ditur në seancë.

    “Qëndrimi im se si do të votoj do të bëhet i ditur sot në seancë”, ka thënë shkurt për Reporterin ajo duke mos dashur të flas më tepër për këtë çështje. /Reporteri.net/,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!