×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të arrijnë sot marrëveshje VV-LDK, apo do të shkojnë të përçarë në seancën e nesërme të Kuvendit?

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 7:55

    Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga zgjedhjet e parlamentare të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritur të lidhin koalicionin qeverisës.


    Këto dy parti sot e kanë ditën e fundit për t’u marrë vesh për formimin e koalicionit qeverisës, ose në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit do të shkojnë të përçarë.

    Kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, sot pritet të takohen (edhe pse s’ka një konfirmim zyrtarë nga partitë) dhe të mundohen të gjejnë një gjuhë të përbashkët për pozitën e presidentit, që do t’i hapte rrugë krijimit të institucioneve.

    Edhe pse dy partitë po shprehen se janë afër marrëveshjes, ato në të njëjtën kohë po konfirmojnë se kjo arrihet veç nëse dakordohen për pozitën presidentit, për të cilën LDK-ja po e do, por VV po refuzon t’ia japë, shkruan Reporteri.net.

    Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, mbrëmë në TV Dukagjini tha se për partinë e tij emri i Vjosa Osmanit është i pranuar për presidente.

    “Sa i përket Vjosa Osmanit, LVV ka shumë respek dhe Vjosa Osmani për Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte e pranueshme për të gjitha pozicionet që kemi negociuar me LDK-në. Ne mendojmë se sa i përket Presidentit të jetë një figure mbipartiake”, ka deklaruar Konjufca.

    Kurse sa i përket mundësisë së arritjes së koalicionit me LDK-në ka thënë se është 80%.
    Sipas tij, nëse nuk do të ketë marrëveshje deri në mbajtjen e seancës konstituive do të bëhet veç betimi i deputetëve.

    “Në interes të VV-s është mos me hy me 26 dhjetor pa marrëveshje politike me LDK-ë dhe me i shqyrtu të gjitha mundësitë që janë për arritjen e kësaj. nëse nuk do të ketë marrëveshje deri në ora 15:00 me datën 26 dhjetor të ditës së enjte do të ketë vetëm betim të deputetëve. S’do të ketë konstituim për të tjerat procedura mendoj se do t’i shihni duke u shpalos atë ditë. Nuk e përjashtoj mundësinë që e votojnë Kryeparlamentarin, pra ka aq mundësi të mos e votojnë kështu që për VV-në është jetike arritja e një marrëveshje. Deri në minutën e fundit do të bëjmë të gjitha që i kemi në dorë. Pa u zgjedhur të gjitha organet e Kuvendit, nuk quhet Kuvend i konstituar”, ka pohuar ai.

    Kujtojmë se seanca konstituive e Kuvendit mbahet nesër (e enjte) nga ora 15:00. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!