Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka thënë se Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë të koalicionit “Lista për Familjen”, shkruan Reporteri.net.
Sipas Korenicës, të dy janë emra shumë të rëndësishëm, e që japin “kontribut të jashtëzakonshëm”.
“Unë konsiderojë që të dy janë emra shumë të rëndësishëm dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë, por të dy emrat nuk janë pjesë e listët për deputetë, sepse unë konsiderojë që edhe aty ku janë, japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë”, është shprehur ai në DPT te Fidani.
Ndryshe, Visar Korenica dhe deputeti tjetër Eman Rrahmani, kanë zyrtarizuar sot largimin nga Lëvizja Vetëvendosje dhe i janë bashkuar koalicionit “Lista për Familjen”, që është lidhur me Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.
Eman Rrahmani dhe Visar Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.