Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pas kthimit nga Brukseli ka folur për procesin e dialogut të drejtuar nga BE-ja dhe për anulimin e udhëtimit në Washington.
Hoti ka thënë se Kosova është e përkushtuar që dialogu s’ka alternativë dhe si proces duhet të përmbyllet shumë shpejtë, meqë ka interesim shumë të madh nga Brukseli dhe Washingtoni.
Ai gjithashtu ka treguar se ka qenë në komunikim intensiv me ambasadorin Grenell, për anulimin e takimit të 27 qershorit, derisa ka shtuar se shumë shpejtë do të caktohet data e re e takimit në Washington.
I pyetur nga një gazetar se a pritet që javën e ardhshme, emisari Grenell ta vizitojë Kosovën, Hoti ka thënë se nuk ka informacion për këtë çështje, shkruan Reporteri.
“Nuk e di se a do të jetë në Prishtinë, nuk kam informata. Dakordimi ynë është që takimi do të mbahet së shpejti”, u shpreh shkurt Hoti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.