×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të qëndroj LDK në seancë kur do të votohet Vjosa Osmani për Presidente? Tregon zyrtari i kësaj partie

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 21:05

    Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vendosur ende në qoftë do të qëndrojë në Seancën ku pritet të zgjedhet presidentja e ardhshme e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Kështu ka bërë të ditur anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj në Debat Plus.

    Ai është shprehur se deri të premten nuk mund të jepet një përgjigje konkrete.

    “Ne jemi nën presionin e kohës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka takim me zonjën Osmani dhe zotëri Kurti – unë nuk besoj që deri të premten LDK do të jap një përgjigje”, ka thënë Demaj.

    “Zotëri Abdixhiku do të jetë në koordinim të ngushtë me gjitha strukturat e partisë, deri më tani nuk e kemi një qëndrim të qartë se cili do të jetë vperim politik dhe çfarë do të bëjmë”, është shprehur ai.

    Demaj është pyetur për qëndrimin e tij personal, se a do të qëndronte ose jo në momentin e zgjedhjes së presidentes – ai ka refuzuar të jap një përgjigje konkrete derisa ka thënë se do ta respektojë vendimin e shumicës.

    Gjatë bisedës me analistë në studio, anëtari i LDK-së ka thënë se partia e tij ndër vitë është sakrifikuar. Sipas tij, njëra prej sakrificave ishte edhe koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

    “LDK duhet të bëjë politikë që shkon në favorin e saj. Mjaftë ka sakrifiku për subjekte të caktuara e për institucionet. Sakrifica e LDK-së ishte koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

    Teksa i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarit, Vehbi Kajtazi i cili ka kërkuar nga Frashër Demaj që të mos e cilësojë sakrificë të LDK-së, përderisa sipas tij ka qëndruar me dëshirë në pushtet për plotë 14 vite.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se me Kurtin dhe Osmanin do të takohen të premten në orën 14:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!