×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të takohen nesër Thaçi e Kurti?

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 11:11

    Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen nesër në mesditë.


    Takimi erdhi pasi kreu i vendit kishte çuar tri ftesa Kurtit.

    Në letrën e tij të tretë presidenti ka thënë se me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.

    “E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë që zotëri Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen e mirëpres”, ka thënë Thaçi.

    Thaçi ka theksuar se pret që në javët e para të janarit të arrihet një marrëveshje në mes partisë fituese dhe partnerit qeverisës, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve.

    Pretendenti për udhëheqjen e ekzekutivit të vendit, Albin Kurti ka thënë se partia e Isa Mustafës e përcakton se kur do të formohet qeveria e re, e jo presidenti i Kosovës.

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se do të ndodhë takimi konsultativ me Hashim Thaçin, mirëpo siç tha ai ky i fundit nuk mund t’ia caktojë datën për formimin e qeverisë.

    “Mua vetëm LDK më përcakton datën e formimit të qeverisë”., ka thënë ai.

    Po ashtu të hënën LDK do të mbajë dy mbledhje të rëndësishme, atë të kryesisë dhe të grupit parlamentar, e cila thuhet se do të jetë edhe lëvizja e fundit e LDK-së për të qartësuar qëndrimin e saj, karshi koalicionit me Vetëvendosjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!