Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për postin e presidentit, pasi t’i përfundojë mandati Hashim Thaçit, në pranverën e vitit 2021.
Mustafa ka thënë se është duke pritur për kohën kur do të vendoset për presidentin e ardhshëm, pasi që sipas tij, as ai vetë dhe as LDK nuk ka vendosur ende për një gjë të tillë. Mirëpo i pyetur nga autorja e emisionit “Jeta në Kosovë” se a do t’ia mundësojë shëndeti të ulet në postin e presidentit, në prilll të vitit të vitit 2021, Mustafa ka thënë se ka pasur një periudhë të rëndë, mirëpo aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, shkruan Reporteri.net.
“Së pari dëshiroj që këtë sfidën me të cilën po ballafaqohem ta kapërcej, sepse shëndeti është e para, krejt tjerat mund të presin apo të mos bëhen kurrë, por me rëndësi është që njeriu ta ketë shëndetin. Ne do të mundohemi ta arrijmë marrëveshjen me Vetëvendosjen duke përfshirë të gjitha pozitat edhe atë të presidentit. Por për shkak të ambicieve personale nuk do ta kushtëzojmë kurrë koalicionin. Nuk mundet një subjekt ta ketë edhe presidentin edhe kryeministrin”, është shprehur ndër të tjera Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.