Në bazë të rezultateve aktuale, Koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur ende ta kalojë pragun zgjedhor.
Ky subjekt politik ka mbetur jashtë Kuvendit në bazë të statistikave pas përfundimit të numërimit të votave nga mërgata.
Ndërkohë një shansë tjetër për këtë koalicion është numërimi i 24 mijë votave me kusht, dhe rreth 2 mijë të personave me nevoja të veçanta.
Këto vota do të numërohen gjatë ditës së sotme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të vendosur rreth rekomandimit të Qendrës për Numërimin e Rezultateve për rinumërim të disa vendvotimeve.
Ndryshe sipas rezultatit të votave nga diaspora, numërimi i të cilave përfundoi mbrëmë pas mesnate më së shumti vota ka fituar VV, e ndjekur nga LDK, pastaj PDK dhe koalicioni AAK-PSD.
Nga 13 mijë e 241 vota të dërguara nga jashtë Kosovës Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar 7,030 vota, LDK-në, 2,158 vota, PDK 139, koalicioni Nisma-AKR-PD 916 dhe koalicioni AAK-PSD me 555 vota.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.